Siguron zbatimin e ligjit dhe vendimeve tjera të aplikueshme nga fushëveprimi dhe kompetenca e drejtorisë
Bën përgatitjen dhe hartimin e akteve të përgjithshme normative të Drejtorisë
Bën përgatitjen dhe hartimin e projekt-vendimeve, aktvendimeve, konkluzave, urdhëresave, procesverbaleve, kontratave, vërtetimeve, lajmërimeve dhe shkresave tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Drejtorisë, në tërësi dhe sektorëve në kuadër të Drejtorisë, në veçanti, duke u bazuar në ligj dhe akte tjera nënligjore të aplikueshme
Organizon dhe koordinon punët e sektorëve të Drejtorisë
Bën përgatitjen dhe hartimin e rregulloreve, projekt - vendimve, vendimeve, propozimeve dhe këshillave profesionale organeve ekzekutive, Kuvendit të Komunës, Komisioneve dhe trupave punuese të tij
Bashkëpunon me institucionet komunale të administratës dhe sektorin ligjor lidhur me lëndët dhe kontestet gjyqësore
Ndihmon në përgatitjen e lëndëve që i drejtohen, përgatit lëndët për gjykatë dhe subjekteve tjera të involvuara në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera nga lëmia e urbanizmit, rindërtimit dhe ambientit
Bashkëpunon me institucionet e Komunës, me rastin e pregatitjes dhe hartimit të planeve hapësinore, urbanistike, planeve të rregullimit dhe planeve tjera
Bën përgatitjen e analizave informative dhe raporteve nga kompetenca e Drejtorisë, për nevoja të institucioneve të Komunës
Bën pranimin, përpunimin dhe ekspiditimin e postës së Drejtorisë
Bën protokolimin evidencimin, përpunimin, arkivimin e lëndëve që i drejtohen Drejtorisë, arkivimin dhe ruatjen e dokumentacionit teknik dhe investivo – teknik
Bën përpunimin dhe lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe lejeve të vendosjes së objekteve të karakterit të përkohshëm, në përputhje me ligjin dhe vendimet e aplikueshme dhe mban evidencën e tyre
Lidhë kontrata mbi dhënien me qira të tokës ndërtimore
Pranon dhe bën pagesën e kompenzimit në emër të rregullimit dhe shfrytëzimit të tokës ndërtimore, kompenzimeve dhe kontributeve tjera që i besohen Drejtorisë
Bën evidentimin e lejeve të lëshuara
Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi dhe kompetencat e drejtorisë që i besohen.
Sektori i lejeve të ndërtimit kryen këto punë:
Përpunon kërkesat për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe përcakton kushtet urbanistike për zbatimin e planit hapësinor, planit urbanistik, planit të rregullimit, planit të parcelimit, vijës së rregullimit dhe ndërtimit
Jep shënimet mbi madhësinë dhe destinimim e ngastrës së caktuar ndërtimore ose kompleksit të tokës dhe karakteristikat e parashtruara të ndërtimit
Jep shënime dhe përcakton kushtet themelore për rregullimin e hapësirës në lokacionin konkret siç janë shënimet grafike dhe numerike mbi pozitën, madhësinë dhe formën e ngastrës kadastrale në krahasim me ngastrat tjera, shënimet grafike dhe numerike mbi bazat e lidhjeve të rrugëve dhe karakteristikat e tyre rregullative dhe niveluese, shënimet grafike dhe numerike mbi pozitën e instalimeve dhe rrjetit të objekteve të infrastrukturës komunale dhe vendeve të kyqjes, pozitën e vijës së rregullimit dhe ndërtimit të objekteve të reja pozitën e objekteve fqinjë, llojin dhe përmbajtjen e kapaciteteve të objekteve të planifikuara, kushtet për projektimin dhe ndërtimin e sipërfaqeve të rrugëve dhe siprfaqeve të gjelbruara, kushtet për projektimin dhe ndërtimit të objekteve të reja në rrjetin ekzistues të objekteve të infrastrukturës komunale, kushtet për ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e ambientit jetësor, mbrojtjes nga fatkeqësit elementare, kushtet për mbrojtjen e trashigimisë kulturore dhe mbrojtjen e vlerave ambientale dhe resurseve natyrore, kushtet për ruatjen dhe konzervimin dhe ruajtjen e objekteve me vlera të posaqme (invalidëve, fëmijëve etj) dhe kushtet tjera për rastet e caktuara e që janë me rëndësi për projektimin ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve dhe hapësirave të planifikuara
Kontrollon dhe vërteton dokumentacionin ivestivo – teknik projektin për ndërtimin e objekteve
Përcakton dhe jep kushtet e posaqme të parapara me ligj, normative, standarde dhe akte tjera me rastin e ndërtimit të objekteve me destimin special.
Bën llogaritjen e hapësirës dhe sipërfaqes sipas llojit dhe destinimit të tyre dhe llogarit lartësinë e kompenzimit në emër të rregullimit të tokës ndërtimore
Përcakton lokalcionet dhe kushtet urbanistiko – teknike për vendosjen e objekteve të karakterit të përkohshëm
Bashkëpunon dhe jep propozime dhe mendime profesionale me qëllim të koordinimit dhe kryerjes efikase të punëve të sektorëve të vaçantë dhe Drejtorisë në përgjithësi
Bashkëpunon me Kuvendin e Komunës, trupat punuese të tij dhe organet tjera të KK-së Gjilan, kur ato trajtojnë çështje nga lëmia e planifikimit të hapësirës dhe urbanizmit
Merrë pjesë aktive në procedurat e planifikimit të hapësirës dhe rregullimit të tokës ndërtimore, planeve dhe programeve nga kjo lëmi
Këshillon palët për procedurën dhe mënyrën e realizimit të të drejtave nga lëmia e urbanizmit, kryen edhe detyra tjera nga fushëveprimi i vetë dhe lëmia e rregullimit të hapësirës dhe urbanizmit dhe mbrojtjes së ambientit.
Sektori për planifikim, rindërtim dhe ambient kryen këto punë:
Përgatit dhe merrë pjesë në hartimin e planeve dhe projekteve hapësinore dhe urbanistike për nevojat e qytetit dhe Komunës së Gjilanit
Përgatit dhe harton plane të rregullimit të hapësirës dhe mbrojtjes së ambientit
Bën projekte dhe harton dokumentacionin investivo-teknik lidhur me ndërtimin e objekteve të banimit, infrastrukturës komunale dhe objekteve tjera investive
Përgatit kushtet urbanistike për ndërtim, rindërtim, rekonstruimin e objekteve, sanimin, mbrojtjen, konzervimin, programimin, përparimin dhe racionalizimin e shfrytëzimit të hapësirës dhe mjedisit dhe resurseve natyrore në përputhje me ligjin dispozitat tjera dhe vendimet e aplikueshme
Inicon dhe kryen punë profesionalo – teknike, që kanë të bëjnë me planifikimin dhe rregullimin e hapësirës
Hulumton kushtet lidhur me nevojat e planifikimit, merrë pjesë dhe jep propozime, sugjerime, këshilla dhe arsyetime profesionale me rastin e diskutimit të planeve afatshkurtëra. afatmesme, afatgjate nga planifikimi dhe rregullimi i hapësirës, ndërtimi i objekteve dhe rekonstruimin e atyre ekzistuese nga ana e Kuvendit të Komunës dhe institucioneve të tij
Propozon harmonizimin dhe bën ndryshime të vogla të planeve ekzistuese urbanistike me qellim të shfrytëzimit më racional të hapësirës
Mban dhe përpunon sistemin e informimit nga kjo lëmi
Bashkëpunon dhe koordinon e sinkronizon punët e planifikimit dhe rregullimit të hapsirës me organet dhe subjektet e specializuara që mirren me planifikimin dhe rregullimin e hapësirës
Organizon dhe mbikëqyrë investimet të cilat i investon Komuna, donatorët ose subjektet tjera e të cilat ndërtohen në territorin e Komunës së Gjilanit
Organizon dhe bënë mbikëqyerjen profesionale gjatë ekzekutimit të punimeve të ndërtimit, rindërtimit si dhe pranimit teknik të objekteve në bazë të ligjit dhe vendimeve të aplikueshme
Bën përpunimin dhe lëshimin e lejeve për përdorimin dhe shfrytëzimin e të gjitha llojeve dhe tipeve të objekteve në territon e komunës së Gjilanit
Jep vlerësime profesionale dhe konstatime lidhur me aspektet teknike të përdorimit, shfrytëzimit, sanimit ose rrënmit të objekteve të ndërtuara e të cilat paraqesin rrezik për mjedisin
Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i planifikimit dhe rregullimit të hapsirës dhe mbrojtjes së ambientit