Drejtoria e Arsimit

 

Drejtoria për Arsim kryen këto detyra:

  • Nxit barazinë në mundësinë për të ndjekur arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në zhvilimin dhe aftësimin e personelit si dhe në të gjitha aspektet e tjera të arsimit
  • Respekton dhe nxit të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre
  • Drejtoria nxit bashkëpunimin midis mësuesve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe midis institucioneve arsimore dhe familjes
  • Regjistrimim e të dhënave personale për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT dhe në harmoni me ligjin
  • Bashkëpunon me MASHT-in në planifikimin dhe koordinimin e zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në Kosovë
  • Planifikon zhvillimin e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsulltim me MASHT-in dhe komunat tjera
  • Bashkëpunon me Drejtoritë tjera të komunave në projekte të përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla.
  • Në marrëveshje me MASHT-in miraton rregullat për themelimin, shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në Komunë.
  • Rregullon se cilat shkolla i përkasin zonave specifike të mbulimit në komunë.
  • Drejtoria është përgjegjëse për:
  • Mirëmbatjen dhe riparimin e ndërtesave dhe paisjeve të insitucioneve arsimore me fonde publike si dhe sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujë të freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore.
  • Marrjen e masave për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedisë të sigurt dhe njerëzor jashtë shkollës.
  • Nxit, në bashkëpunim me MASHT-in, politikën shoqërore dhe objektivat e shëndetit publik nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha 
  • Nxit shtimin e shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë.
  • Bën miratimin e pushimeve lokale të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës
  • Bën miratimin e rregullave të shkollës

Drejtoria është përgjegjëse për:

  • Punësimin dhe pagat e personelit mësimëdhënës në institucionet arsimore të komunës
  • Pjesëmarrjen në përzgjedhjen e drejtorëve dhe mësuesve që punësohen në shkollat e komunës
  • Identifikimin e nevojave dhe realizimin në bashkëpunim me ZLA për Komunë.
  • Marrjen e masave për të siguruar përdorimin pa pagesë të ndërtesave dhe ambienteve të shkollave komunale nga mësuesit dhe stafi mbështetës i insitucioneve arsimore për qëllime të aftësimit të tyre profesional, siç përcaktohet në nenin 28 të Ligjit mbi arsimin fillor dhe të mesëm.

Drejtoria kryen edhe këto funksione:

  • Merr vendime për ankesat ndaj vendimeve drejtuese të insitucioneve arsimore, të parapara me ligj
  • Shqyrton vazhdimisht masat e marrura për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre në atë masë që është e nevojshme, ose e dëshirueshme
  • Drejtoria konsulltohet me MASHT-in dhe drejtoritë komunale tjera për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special
  • Bën vlerësime të nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj
  • Miraton rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorit për këto rregullore
  • Propozimin për arsimim special për nxënës dhe dhënja e vlerësimit profesional
  • Propozimin për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale
  • Kryen të gjitha funksionet e tjera të specifikuara në ligjin përkatës.

Linqet e Shpejta

  • Profili i drejtorit
  • Dokumentet


    Gjilani