Drejtoria pėr Shėrbime Publike

 

Drejtoria për Siguri Publike dhe Emergjencë

Drejtoria për Siguri Publike dhe Emergjencë kryen këto detyra:

Ka për detyrë që të organizoj punën me organet e sigurisë në Komunë, në bashkëpunim me KFOR-in, UNMIK-un,SHPK-në dhe TMK-në

Në sferën e emergjencës bashkëpunon me: organizatat joqeveritare-institucionet shëndetësore, lokalitetet urbane dhe rurale në rastet e fatkeqësive elementare, zjarreve, vërshimeve, tërmeteve si dhe në rastet tjera ku paraqitet nevoja Bën vlerësimin e shkallës së rrezikshmërisë në komunë dhe njëkohësisht ndërmerrë masat preventive për parandalimin dhe evitimin e rrezikshmërisë.

Në rastet e jashtëzakonshme i propozon kryetarit të Komunës për shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme si dhe propozon urdhëresa dhe masa tjera administrative në rastet e gjendjes së vështirë nga kushtet klimatike me qëllim të tejkalimit të situatës.

Bashkëpunon me shërbimin e zjarrëfikësve dhe zyrën për parandalimin e zjarrit Bën dokumentacionin përkatës për pajisjen e qytetarëve me lejet për armë sportive dhe mban evidencë në lidhje me dokumentacionin përkatës Mbikëqyrë objektet e KK-së dhe njëherit bënë angazhimin e personelit për sigurim të objekteve, Bën propozimin e vendimeve për KK-në e Gjilanit.

Linqet e Shpejta

  • Profili i drejtorit
  • Dokumentet


    Gjilani