Zyra pėr barazi gjinore

 

ZYRA PËR BARAZI GJINORE DHE TË DREJTAT E NJERIUT
PLANI I PUNËS 2009
 
 

Emri i Komunës
Kuvendi Komunal Gjilan-Zyra për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Njeriut

 

Roli ose misioni
Qeveria e Kosovës, më 7 qershor 2004 miratoi ligjin për barazi gjinore, ku (neni 4.15) kërkon nga organet e qeverisjes lokale që të themelojnë Zyrat për Barazi Gjinore dhe të zgjedhin zyrtarët përkatës. Me Statutin e Komunës, i cili si bazë e ka Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, neni 89, përveç drejtorive komunale themelohen edhe 12 zyra, mes të cilave edhe Zyra për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Njeriut.
 
 

 

Objektivi ose qëllimi
Veprimet kryesore
Orari
Buxheti
Të tjerë të përfshirë
Rreziqet
1.Objektiva të bazuara në programin e Kosovës për Barazi Gjinore
Pjesëmarrja e barabartë e grave dhe burrave në jetën sociale, ekonomike dhe politike, mundësi të barabarta për të gëzuar të gjitha këto të drejta në dobi të të gjithë shoqërisë.
Janar-Dhjetor 2009
Sipas nevojës
Zyra për Barazi Gjinore-OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare, Drejtoria e Shëndetësisë, e Arsimit, Agjensioni për Barazi Gjinore, MAPL
Është evidente se vendet ku barazia gjinore është në nivel të ulët, ballafaqohen me një zhvillim të ngadaltë ekonomik, pengesë në zbutjen e varëfërisë etj.
2. Objektiva në bazë të veprimit për partneritet evropian
 
Raportim i  rregullt mbi zbatimin e ligjit për barazi gjinore (kompletimi i zyrës me staf)
Janar-dhjetor 2009
 
Janar-prill 2009
 
Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Komitetin për Rini, Sport dhe Çështje Gjinore, kryetari i Komunës, udhëheqësi i Personelit
Vonesat në moszbatimin e  ligjit rrezikojnë ngritjen e rasteve të shkeljesë së të drejtave të njeriut, kurse moskompletimi i zyrës me staf, shkakton vonesa në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve në bazë të këtyre projekteve
3. Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit
Hartimi i raportit për konventen CEDAW duke raportuar gjendjen e kalimit nga “de fakto” në “de jure”
Janar-maj 2009
 
Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Agjensionin për Barazi Gjinore, Komitetin për Rini, Sport dhe Çështje Gjinore
Shtimi i rasteve të diskriminimit
 
4. Komentimi i legjislacionit 
 
Legjislacioni vendor që mbron dhe promovon barazinë gjinore
Janar-dhjetor 2009
 
Agjensinoi për barazi gjinore (Divizicioni për legjislacion), Zyra Ligjore në Kuvendin Komunal-Gjilan
Shkelja e të drejtave të njeriut
5. Krijimi i bazës së të dhënave të ndara në baza gjinore
Mbledhja, selektimi dhe monitorimi i statistikave gjinore
Janar-dhjetor 2009
 
Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me DKA, DKSH, QPS, QRP dhe institucionet tjera komunale
Shkaktimi i konfuzionit në përdorimin e të dhënave
 
6.Partneriteti me OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare
Organizim i takimeve, shënim i datave që mbrojnë barazinë gjinore, përkrahjen e pjesëshme financiare në bazë të ligjit për barazi gjinore për projekte të cilët mbrojnë dhe promovojnë barazinë gjinore
Janar-dhjetor 2009
Varësisht nga projektet dhe aktivitetet në bazë të projekteve
UNHCR-i, OSBE-ja, KWI-ja, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan.
Mungesa e bashkëpunimit shkakton vështirësi në realizimin e projekteve të planifikuara
7.Organizimi i takimeve – tryezave me qëllim të vetëdijësimit të popullatës
 
Organizimi i një takimi, ku do të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet personave përgjegjës për identifikimin, mbrojtjen, strehimin dhe udhëzimin se ku duhet të drejtohen personat mbi të cilët është ushtruar ndonjë lloj i dhunës (dhunë psikike dhe fizike), të theksuara në projektin “Stop Dhuna”, organizimi i takimeve me gratë nga vendet rurale, me qëllim të vetëdijësimit mbi ligjin për prone, duke nxjerrë burime faktike të gjendjes reale me temën e prekur në bazë të projektit “Gruaja dhe trashëgimia”
Prill-2009
280 € për një drekë pune  
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
1.320 €
Përfaqësues të Gjykatës Komunale, Qendrës për Punë Sociale, Qendrës për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijëve “Liria”, ekspertë të judikaturës (Zyrtarë ligjorë)
 
 
8. Publikimi i broshurave dhe fletushkave
 
Publikimi i një broshure informative, përmbledhja e instrumenteve ligjore, aktiviteteve dhe statistikave gjinore në Komunën e Gjilanit si dhe fletushkave me moton “Stop Dhuna”
Prill- nëntor 2009
750€
Zyrtarja për barazi gjinore
Mungesë të informatës te popullata dhe mos transparenca e Kuvendit Komunal
9.Udhëtime studimore me qëllim të shkëmbimit të përvojave
 
Një udhëtim studimor jashtë vendit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, ku pjesëmarrësit do të jenë përfaqësues të institucioneve komunale, të cilët do të kontribuojnë në ngritjen e kapacitetit të zyrës
Maj 2009
1.300 €
Pjesëmarrësit në këtë udhëtim do të jenë përfaqësues të institucioneve komunale
Pamundësia e shkëmbimit të përvojave
10. Realizimi i hulumtimeve nga fusha e barazisë gjinore:
a) gratë dhe vendimmarrja b) femrat (arsimimi, shëndetësia, kultura dhe mediat)
 
Angazhimi i institucioneve përkatëse të këtyre lëmive
Janar-dhjetor 2009
2.500 €
Zyra për Barazi Gjinore - zyrtarja për barazi gjinore, Drejtoria e arsimit, Drejtoria e shëndetësisë, Drejtoria për sport dhe kulturë, përfaqësuesë të mediave
Mungesa e informatës në lidhje me situatën gjinore ekzistuese në punësim, vendimmarrje, arsim, shëndetësi etj.
Gjithësejt
 
 
6.150
 
 

 
 
 
                                                                                                         Aprovuar nga:
          Zyrtarja për BGJDNj                                                        Kryetari i Komunës
             Drita Klaiqi                                                                       Qemajl Mustafa