Drejtoria pėr Urbanizėm dhe Mbrojtje tė Mjedisit

 

Sektori i Përgjithëshëm Juridik kryen këto punë:

  • Siguron zbatimin e ligjit dhe vendimeve tjera të aplikueshme nga fushëveprimi dhe kompetenca e drejtorisë
  • Bën përgatitjen dhe hartimin e akteve të përgjithshme normative të Drejtorisë
  • Bën përgatitjen dhe hartimin e projekt-vendimeve, aktvendimeve, konkluzave, urdhëresave, procesverbaleve, kontratave, vërtetimeve, lajmërimeve dhe shkresave tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Drejtorisë, në tërësi dhe sektorëve në kuadër të Drejtorisë, në veçanti, duke u bazuar në ligj dhe akte tjera nënligjore të aplikueshme
  • Organizon dhe koordinon punët e sektorëve të Drejtorisë
  • Bën përgatitjen dhe hartimin e rregulloreve, projekt - vendimve, vendimeve, propozimeve dhe këshillave profesionale organeve ekzekutive, Kuvendit të Komunës, Komisioneve dhe trupave punuese të tij
  • Bashkëpunon me institucionet komunale të administratës dhe sektorin ligjor lidhur me lëndët dhe kontestet gjyqësore
  • Ndihmon në përgatitjen e lëndëve që i drejtohen, përgatit lëndët për gjykatë dhe subjekteve tjera të involvuara në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera nga lëmia e urbanizmit, rindërtimit dhe ambientit
  • Bashkëpunon me institucionet e Komunës, me rastin e pregatitjes dhe hartimit të planeve hapësinore, urbanistike, planeve të rregullimit dhe planeve tjera
  • Bën përgatitjen e analizave informative dhe raporteve nga kompetenca e Drejtorisë, për nevoja të institucioneve të Komunës
  • Bën pranimin, përpunimin dhe ekspiditimin e postës së Drejtorisë
  • Bën protokolimin evidencimin, përpunimin, arkivimin e lëndëve që i drejtohen Drejtorisë, arkivimin dhe ruatjen e dokumentacionit teknik dhe investivo – teknik
  • Bën përpunimin dhe lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe lejeve të vendosjes së objekteve të karakterit të përkohshëm, në përputhje me ligjin dhe vendimet e aplikueshme dhe mban evidencën e tyre
  • Lidhë kontrata mbi dhënien me qira të tokës ndërtimore
  • Pranon dhe bën pagesën e kompenzimit në emër të rregullimit dhe shfrytëzimit të tokës ndërtimore, kompenzimeve dhe kontributeve tjera që i besohen Drejtorisë
  • Bën evidentimin e lejeve të lëshuara
  • Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi dhe kompetencat e drejtorisë që i besohen.

Sektori i lejeve të ndërtimit kryen këto punë:

  • Përpunon kërkesat për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe përcakton kushtet urbanistike për zbatimin e planit hapësinor, planit urbanistik, planit të rregullimit, planit të parcelimit, vijës së rregullimit dhe ndërtimit
  • Jep shënimet mbi madhësinë dhe destinimim e ngastrës së caktuar ndërtimore ose kompleksit të tokës dhe karakteristikat e parashtruara të ndërtimit
  • Jep shënime dhe përcakton kushtet themelore për rregullimin e hapësirës në lokacionin konkret siç janë shënimet grafike dhe numerike mbi pozitën, madhësinë dhe formën e ngastrës kadastrale në krahasim me ngastrat tjera, shënimet grafike dhe numerike mbi bazat e lidhjeve të rrugëve dhe karakteristikat e tyre rregullative dhe niveluese, shënimet grafike dhe numerike mbi pozitën e instalimeve dhe rrjetit të objekteve të infrastrukturës komunale dhe vendeve të kyqjes, pozitën e vijës së rregullimit dhe ndërtimit të objekteve të reja pozitën e objekteve fqinjë, llojin dhe përmbajtjen e kapaciteteve të objekteve të planifikuara, kushtet për projektimin dhe ndërtimin e sipërfaqeve të rrugëve dhe siprfaqeve të gjelbruara, kushtet për projektimin dhe ndërtimit të objekteve të reja në rrjetin ekzistues të objekteve të infrastrukturës komunale, kushtet për ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e ambientit jetësor, mbrojtjes nga fatkeqësit elementare, kushtet për mbrojtjen e trashigimisë kulturore dhe mbrojtjen e vlerave ambientale dhe resurseve natyrore, kushtet për ruatjen dhe konzervimin dhe ruajtjen e objekteve me vlera të posaqme (invalidëve, fëmijëve etj) dhe kushtet tjera për rastet e caktuara e që janë me rëndësi për projektimin ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve dhe hapësirave të planifikuara
  • Kontrollon dhe vërteton dokumentacionin ivestivo – teknik projektin për ndërtimin e objekteve
  • Përcakton dhe jep kushtet e posaqme të parapara me ligj, normative, standarde dhe akte tjera me rastin e ndërtimit të objekteve me destimin special.
  • Bën llogaritjen e hapësirës dhe sipërfaqes sipas llojit dhe destinimit të tyre dhe llogarit lartësinë e kompenzimit në emër të rregullimit të tokës ndërtimore
  • Përcakton lokalcionet dhe kushtet urbanistiko – teknike për vendosjen e objekteve të karakterit të përkohshëm
  • Bashkëpunon dhe jep propozime dhe mendime profesionale me qëllim të koordinimit dhe kryerjes efikase të punëve të sektorëve të vaçantë dhe Drejtorisë në përgjithësi
  • Bashkëpunon me Kuvendin e Komunës, trupat punuese të tij dhe organet tjera të KK-së Gjilan, kur ato trajtojnë çështje nga lëmia e planifikimit të hapësirës dhe urbanizmit
  • Merrë pjesë aktive në procedurat e planifikimit të hapësirës dhe rregullimit të tokës ndërtimore, planeve dhe programeve nga kjo lëmi
  • Këshillon palët për procedurën dhe mënyrën e realizimit të të drejtave nga lëmia e urbanizmit, kryen edhe detyra tjera nga fushëveprimi i vetë dhe lëmia e rregullimit të hapësirës dhe urbanizmit dhe mbrojtjes së ambientit.

Sektori për planifikim, rindërtim dhe ambient kryen këto punë:

  • Përgatit dhe merrë pjesë në hartimin e planeve dhe projekteve hapësinore dhe urbanistike për nevojat e qytetit dhe Komunës së Gjilanit
  • Përgatit dhe harton plane të rregullimit të hapësirës dhe mbrojtjes së ambientit
  • Bën projekte dhe harton dokumentacionin investivo-teknik lidhur me ndërtimin e objekteve të banimit, infrastrukturës komunale dhe objekteve tjera investive
  • Përgatit kushtet urbanistike për ndërtim, rindërtim, rekonstruimin e objekteve, sanimin, mbrojtjen, konzervimin, programimin, përparimin dhe racionalizimin e shfrytëzimit të hapësirës dhe mjedisit dhe resurseve natyrore në përputhje me ligjin dispozitat tjera dhe vendimet e aplikueshme
  • Inicon dhe kryen punë profesionalo – teknike, që kanë të bëjnë me planifikimin dhe rregullimin e hapësirës
  • Hulumton kushtet lidhur me nevojat e planifikimit, merrë pjesë dhe jep propozime, sugjerime, këshilla dhe arsyetime profesionale me rastin e diskutimit të planeve afatshkurtëra. afatmesme, afatgjate nga planifikimi dhe rregullimi i hapësirës, ndërtimi i objekteve dhe rekonstruimin e atyre ekzistuese nga ana e Kuvendit të Komunës dhe institucioneve të tij
  • Propozon harmonizimin dhe bën ndryshime të vogla të planeve ekzistuese urbanistike me qellim të shfrytëzimit më racional të hapësirës
  • Mban dhe përpunon sistemin e informimit nga kjo lëmi
  • Bashkëpunon dhe koordinon e sinkronizon punët e planifikimit dhe rregullimit të hapsirës me organet dhe subjektet e specializuara që mirren me planifikimin dhe rregullimin e hapësirës
  • Organizon dhe mbikëqyrë investimet të cilat i investon Komuna, donatorët ose subjektet tjera e të cilat ndërtohen në territorin e Komunës së Gjilanit
  • Organizon dhe bënë mbikëqyerjen profesionale gjatë ekzekutimit të punimeve të ndërtimit, rindërtimit si dhe pranimit teknik të objekteve në bazë të ligjit dhe vendimeve të aplikueshme
  • Bën përpunimin dhe lëshimin e lejeve për përdorimin dhe shfrytëzimin e të gjitha llojeve dhe tipeve të objekteve në territon e komunës së Gjilanit
  • Jep vlerësime profesionale dhe konstatime lidhur me aspektet teknike të përdorimit, shfrytëzimit, sanimit ose rrënmit të objekteve të ndërtuara e të cilat paraqesin rrezik për mjedisin
  • Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i planifikimit dhe rregullimit të hapsirës dhe mbrojtjes së ambientit

Linqet e Shpejta

  • Profili i drejtorit
  • Dokumentet


    Gjilani