Fjala hyrėse

IM006599.jpg

Duke dashur që të jetë sa më transparent me publikun, i cili ka të drejtë të plotë të njihet me punën e qeverisë lokale, Kuvendi Komunal i Gjilanit, që nga viti 2002 e ka hapur edhe faqen zyrtare në internet, përmes së cilës ofron një pasqyrë të përgjithshme të aktivitetit të vetë.

Kjo është një nga mënyrat më të avancuara të komunikimit me qytetarët, e cila iu jep mundësi atyre jo vetëm të njohin e vlerësojnë punën e institucioneve komunale, por edhe t`i kritikojnë ato.

Në këtë mënyrë, komuna mundohet që të inkurajojë publikun që ta kontrollojë pushtetin dhe të marrë pjesë aktive në vendimmarrje. Komuna nuk është asgjë tjetër, pos një institucion që duhet t`iu shërbejë qytetarëve të saj për t`i realizuar sa më lehtë interesat e tyre.